SHBA vendos sanksione kundër Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102262-shba_vendos_sanksione_kundër_turqisë
Pas disa muajve paralajmërim, Amerika i ka vendosur sanksione Turqisë për shkak të blerjes së sistemit kundërajror rus “S-400”.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 15, 2020 16:28 Europe/Tirane
  • SHBA vendos sanksione kundër Turqisë

Pas disa muajve paralajmërim, Amerika i ka vendosur sanksione Turqisë për shkak të blerjes së sistemit kundërajror rus “S-400”.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, tha se SHBA-ja nuk mund të tolerojë aleatët e NATO-s, si Turqia, që të lidhin marrëveshje me Rusinë për sektorët e mbrojtjes dhe inteligjencës. Sanksionet përfshijnë ndalimin e eksporteve ndaj agjencisë turke që merret me fuqizimin e industrisë kombëtare të mbrojtjes, dhe ngrirjen e aseteve financiare të drejtuesve të saj. “Ia kemi bërë të qartë Turqisë në disa raste, në nivelet më të larta, se sistemi S-400 rrezikon teknologjitë dhe personelin ushtarak amerikan, ndërkohë që financon sektorin rus të mbrojtjes duke i dhënë akses në industrinë turke të forcave të armatosura. Turqia vazhdoi prokurorimin dhe testimin e sistemit edhe pse kishte alternativa të pajtueshme për NATO-n,” deklaroi kryediplomati amerikan. Ministria e Jashtme turke e quajti të padrejtë vendimin e SHBA-së, dhe kërkoi që çështja të adresohet me dialog dhe diplomaci duke marrë parasysh aleancën mes tyre. Rusia iu bashkua kritikave ndaj Uashingtonit duke i cilësuar sanksionet një tjetër qasje arrogante ndaj së drejtës ndërkombëtare, ndërsa krah Ankarasë doli edhe Irani. SHBA-ja e vlerëson sistemin rus tokë-ajër “S-400” të rrezikshëm pasi është i aftë të anashkalojë mbrojtjen e avionëve më modernë të flotës së NATO-s.