Policia ukrainase përplaset me protestuesit kundër kufizimeve karantinuese
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102272-policia_ukrainase_përplaset_me_protestuesit_kundër_kufizimeve_karantinuese
Policia e Ukrainës sulmoi një tubim njerëzish, duke larguar 40 protestues anti-karantinë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 16, 2020 06:47 Europe/Tirane
  • Policia ukrainase përplaset me protestuesit kundër kufizimeve karantinuese

Policia e Ukrainës sulmoi një tubim njerëzish, duke larguar 40 protestues anti-karantinë.

Sipas AFP, policia ukrainase tha në një deklaratë se mijëra ukrainas, përfshirë kontraktorë të vegjël dhe biznesmenë, po protestonin në Sheshin Liria të Kievit duke vendosur çadra në shesh për të protestuar kundër karantinës. Mediat njoftuan ndërhyrjen e policisë dhe përplasjet me demonstruesit, por pa raportime për protestues të lënduar. Sipas mediave lokale ukrainase, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Demonstruesit hodhën bomba artizanale ndaj policisë, duke plagosur 40 policë, thuhet në njoftim. Sipas tyre, njëri prej policëve ishte plagosur rëndë në kokë. Autoritetet ukrainase njoftuan mbylljen e shkollave, universiteteve dhe bizneseve të tjera javën e kaluar për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.  Gjendja e jashtëzakonshme është zgjatur deri më 31 dhjetor në përgjigje të trendit në rritje të koronavirusit. Sipas statistikave të fundit, deri më tani 909,082 njerëz janë infektuar me virusin Korona në Ukrainë dhe 15,480 njerëz kanë vdekur.