Trump vazhdon pezullimin e lëshimit të vizave për emigrantë
Donald Trump, presidenti i Amerikës, me pretekst të përhapjes së virusit Korona, ka vazhduar pezullimin e lëshimit të llojeve të ndryshme të vizave për hyrjen e emigrantëve në Amerikë edhe për tre muaj të tjerë.
Faqja informative “Hill” në internet të premten në orët e para të mëngjesit ka shkruar: “Shtëpia e Bardhë disa orë para se të përfundojë afati i kufizimit për lëshimin e vizave nga ana presidentit të Amerikës, ka deklaruar: “Hyrja e emigrantëve me viza të ndryshme në Amerikë është e ndaluar deri më 31 mars, përveç nëse qeveria e re e Joe Biden e anulon këtë dekret”.
Pezullimi i lëshimit të vizave në Amerikë nga ana e qeverisë së Donald Trump është vazhduar në kohën zëdhënësi i ekipit tranzitiv të Joe Biden ditën e enjte ka thënë: “Presidenti i zgjedhur i Amerikës që nga dita e parë e tij pas inaugorimit me anë të një dekreti me shkrim do të ndërpresë ekzekutimin e dekreteve të Trump të cilët i ka nënshkruar në ditët e fundit të qeverisë së tij.