Trump vazhdon pezullimin e lëshimit të vizave për emigrantë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102605-trump_vazhdon_pezullimin_e_lëshimit_të_vizave_për_emigrantë
Donald Trump, presidenti i Amerikës, me pretekst të përhapjes së virusit Korona, ka vazhduar pezullimin e lëshimit të llojeve të ndryshme të vizave për hyrjen e emigrantëve në Amerikë edhe për tre muaj të tjerë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 01, 2021 10:51 Europe/Tirane
  • Trump vazhdon pezullimin e lëshimit të vizave për emigrantë

Donald Trump, presidenti i Amerikës, me pretekst të përhapjes së virusit Korona, ka vazhduar pezullimin e lëshimit të llojeve të ndryshme të vizave për hyrjen e emigrantëve në Amerikë edhe për tre muaj të tjerë.

Faqja informative “Hill” në internet të premten në orët e para të mëngjesit ka shkruar: “Shtëpia e Bardhë disa orë para se të përfundojë afati i kufizimit për lëshimin e vizave nga ana presidentit të Amerikës, ka deklaruar: “Hyrja e emigrantëve me viza të ndryshme në Amerikë është e ndaluar deri më 31 mars, përveç nëse qeveria e re e Joe Biden e anulon këtë dekret”.

Pezullimi i lëshimit të vizave në Amerikë nga ana e qeverisë së Donald Trump është vazhduar në kohën zëdhënësi i ekipit tranzitiv të Joe Biden ditën e enjte ka thënë: “Presidenti i zgjedhur i Amerikës që nga dita e parë e tij pas inaugorimit me anë të një dekreti me shkrim do të ndërpresë ekzekutimin e dekreteve të Trump të cilët i ka nënshkruar në ditët e fundit të qeverisë së tij.