Trump bie dakord për gjendjen e jashtëzakonshme në Uashington
(last modified 2021-01-12T07:38:00+00:00 )
Janar 12, 2021 08:38 Europe/Tirane
  • Trump bie dakord për gjendjen e jashtëzakonshme në Uashington

Presidenti i tanishëm Donald Trump ra dakord të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme në kryeqytet para dhe pas inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Sipas Mehr, gjendja e jashtëzakonshme në Uashington do të jetë në fuqi nga 11 janar deri më 24 janar për të ndihmuar masat e sigurisë në kryeqytetin amerikan në mes të inaugurimit të Biden. Zyrtarët e mbrojtjes amerikane kanë njoftuar vendosjen e më shumë se 15,000 trupave të Gardës Kombëtare në Uashington për të garantuar sigurinë para dhe gjatë përurimit të Presidentit Biden. Byroja Federale e Hetimit e SHBA (FBI) tha të hënën se kishte informacione se një grup i armatosur po planifikonte të udhëtonte në kryeqytetin amerikan, Uashington, në 16 janar për të aktivizuar kryengritje nëse Kongresi përpiqet të dëbojë Trumpin sipas  amendamentit 25 të kushtetutës. Kongresi amerikan po numëronte votat e Kolegjit Zgjedhor të Mërkurën për të miratuar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 3 Nëntorit, ndërkohë që Trump u bëri thirrje mbështetësve të tij të zhvillonin të ashtuquajturat demonstrata paqësore pasi disa ligjvënës amerikanë protestuan ndaj votimit në Arizona. Sidoqoftë, mbështetësit e Trump në një numër të madh sulmuan Kongresin dhe hynë në ndërtesën e Kongresit pasi u përplasën me forcat e sigurisë.

Tags