Veprimi i ri i Trump kundër Kubës
(last modified Wed, 13 Jan 2021 07:48:41 GMT )
Janar 13, 2021 08:48 Europe/Tirane
  • Veprimi i ri i Trump kundër Kubës

Vazhdimi i politikave armiqësore të SHBA kundër vendeve të majta të Amerikës Latine, ka bërë që administrata e Donald Trump të  vendosë edhe njëherë Kubën në listën e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo si arsye për lëvizjen e Uashingtonit përmendi akuza të tilla si strehimi i të arratisurve amerikanë dhe mbështetjen e Presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro nga Havana.

Përfshirja e Kubës në listën e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin në ditët e fundit të presidencës së Donald Trump vjen në një kohë kur vetë administrata Trump ka qenë sponsori më i madh i terrorizmit në botë, veçanërisht në vitet e fundit. Performanca e politikës së jashtme të SHBA në Afganistan dhe Siri është një shembull i kësaj; Edhe brenda Shteteve të Bashkuara, ngjarjet e fundit pas zgjedhjeve presidenciale të Sh.B.A, veçanërisht sulmi ndaj Kongresit ditët e fundit, kanë treguar se, pavarësisht parullave në mbështetje të demokracisë dhe luftës kundër terrorizmit, vetë Amerika mbështet terrorizmin nga brenda dhe nga jashtë dhe mbron demokracinë me armë për ndikim dhe ndërhyrje në vendet e tjera të botës.   Masa e SHBA kundër Havanas erdhe ndërsa vendi ka qenë nën presionin e SHBA për disa kohë, dhe tani, pas dështimit të politikave të SHBA kundër qeverisë së "Nicolas Maduro", Uashingtoni ka përdorur mbështetjen e Havanas për qeverinë legjitime të Venezuelës si një justifikim për të rritur presionin duke vendosur më shumë sanksione ndaj Havanas. Ndërkohë, zyrtarët kubanë kanë qenë gjithmonë kritikë ndaj politikave të SHBA dhe veprimet e SHBA i kanë parë në mbështetje të terrorizmit. Një shembull është sulmi i fundit ndaj ambasadës Kubane në Shtetet e Bashkuara dhe mungesa e ndjekjes dhe dënimit të atërorëve të kësaj ngjarje.  Carlos Fernandez DiCassio zyrtar i lartë i qeverisë Kubane, duke përmendur një histori të gjatë të terrorizmit të qeverisë amerikane kundër Kubës, si dhe zyrtarë amerikanë që bashkëpunojnë me individë dhe organizata që organizojnë, financojnë dhe kryejnë akte terroriste në territorin kuban tha se  "Kuba është vetë një viktimë e terrorizmit".  Në fakt, politikat e drejta të Venezuelës dhe Kubës, të cilat ndalojnë praninë e Uashingtonit, kanë bërë që Shtetet e Bashkuara, veçanërisht administrata Trump të përpiqen në mënyra të ndryshme për të ushtruar presion ekonomik, përfshirë sanksione të gjera ekonomike ndaj këtyre vendeve. Siç kanë theksuar gjithmonë autoritetet kubane, Shtëpia e Bardhë ka ngushtuar fushën dhe ka krijuar kushte të vështira për popullin kubanez duke vazhduar politikat e saj armiqësore dhe duke intensifikuar bllokadën ekonomike për dekada të tëra kundër Havanas. Duke dënuar politikat armiqësore të SHBA kundër vendeve të pavarura të Amerikës Latine, autoritetet kubaneze thonë: "Uashingtoni kërkon të plaçkitë dhe grabisë burimet dhe pasuritë e këtyre vendeve". Politika armiqësore e Amerikës vjen ndërsa pandemia Covid-19 ka shtyrë bashkësinë ndërkombëtare të bëjë thirrje për bashkëpunim dhe heqjen e sanksioneve, veçanërisht në fushën e mjekësisë dhe trajtimit.  Raportuesja Speciale e KB Alena Dohan, duke përmendur ndikimin e masave të njëanshme shtrënguese, bëri thirrje për heqjen ose uljen e sanksioneve në mënyrë që të sigurohet një akses më të madh në produktet themelore të tilla si ato të shëndetit publik dhe pajisjet mjekësore. Në emër të të drejtave të njeriut, ata në fakt po vrasin njerëz dhe po i privojnë njerëzit nga të drejtat themelore siç janë shëndeti dhe ushqimi.  Në fakt, në ditët e fundit të presidencës së Trump, Shtetet e Bashkuara janë përpjekur të fshehin dështimin e politikave të Trump ndaj vendeve të majta të Amerikës Latine, duke përfshirë Kubën në listën e vendeve që mbështesin terrorizmin.  "Kjo sjellje është oportunizmi politik i administratës Trump," shkroi Ministri i Jashtëm Kuban Bruno Rodriguez në një mesazh në Twitter. Padyshim, për të gjitha viktimat e terrorizmit, ky veprim i SHBA kundër Kubës është një oportunizëm politik.  Ndërkohë, bashkësia ndërkombëtare dhe madje shumë politikanë brenda Shteteve të Bashkuara duket se po bëjnë thirrje që qeveria e ardhshme të rishikojë pozicionin e saj ndaj Kubës dhe Venezuelës.

Tags