Gjermania në prag të ndryshimeve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i102963-gjermania_në_prag_të_ndryshimeve
Kancelarja gjermane, Angela Merkel përjashtoi një një riorganizim të kabinetit të saj, pasi rivali i saj i dikurshëm Friedrich Merz theksoi se ai dëshironte të merrte postin e ministrit të Ekonomisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 17, 2021 09:08 Europe/Tirane
  • Gjermania në prag të ndryshimeve

Kancelarja gjermane, Angela Merkel përjashtoi një një riorganizim të kabinetit të saj, pasi rivali i saj i dikurshëm Friedrich Merz theksoi se ai dëshironte të merrte postin e ministrit të Ekonomisë.

Pasi u mund sot në garën për kryesimin e Partisë Kristian-Demokrate (CDU), Merz shkroi në Twitter se i kishte propozuar kreut të ri të CDU-së, Armin Laschet për të marrë drejtimin e Ministrisë së Ekonomisë. Por një zëdhënës i qeverisë theksoi se kancelarja, Angela Merkel nuk kishte planifikuar një riorganizim të qeverisë. Duke folur pas fitores së tij, Laschet i tha kongresit se parashikonte të fliste me Merz për kontributin e tij të ardhshëm në parti.