Përfundon pa rezultat takimi Turqi-Greqi
(last modified Mon, 25 Jan 2021 18:51:06 GMT )
Janar 25, 2021 19:51 Europe/Tirane
  • Përfundon pa rezultat takimi Turqi-Greqi

Takimi Greqi-Turqi raundi i parë i ciklit të 61 të bisedimeve teknike greko-turke i mbajtur ditën e sotme në Stamboll  ka përfunduar pas mbi 3 orësh bisedime.

Burime diplomatike bëjnë me dije se në takim u fol për gjendjen aktuale, zhvillimet e fundit dhe hapat e mëtejshme. Pala greke thekson se nuk bëhet fjalë për negociata por për bisedime ku të dyja palët shtrojnë problematiken e tyre. Por burime nga Turqia shprehen se pala turke hodhi në tryezë edhe çështje të tjera dypalëshe si demilitarizimi i ishujve grekë në Egje, zonat gri, domethënë ato ishuj që ende nuk kanë sovranitetin e Greqisë, çështja e hapësirës ajrore dhe krijimi i një mekanizmi për emigracionin. Sipas ministrisë së Jashtme greke raundi i dytë i bisedimeve do të zhvillohet në Athinë. Nga ana e saj Greqia ka ripërsëritur se merr pjesë në ciklin e 61 në Stamboll vetëm me një temë në agjende atë të përcaktimit të kufijve detare, por nga ana tjetër pritshmëria është përsëri thuajse zero. Nëse nuk ka marrëveshje tek ndonjë negociatë që mund të pasojë bisedimet teknike , të dy palët do të duhet të bien dakord mbi një tekst të përbashkët,(marrëveshje kornize) i cili më pas do t’i paraqitet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

 

Tags