Bie qeveria “Conte”
https://parstoday.ir/sq/news/world-i103356-bie_qeveria_conte
Kryeministri italian Gisueppe Conte në një mbledhje të qeverisë të zhvillur këtë mëngjes i ka komunikuar ministrave të tij dorëheqjen nga drejtimi i qeverisë Conte 2.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 26, 2021 15:10 Europe/Tirane
  • Bie qeveria “Conte”

Kryeministri italian Gisueppe Conte në një mbledhje të qeverisë të zhvillur këtë mëngjes i ka komunikuar ministrave të tij dorëheqjen nga drejtimi i qeverisë Conte 2.

Ai e zyrtarizoi këtë kërkesë pranë Presidentit të Republikës Sergio Mattarella. Kryetarët e grupimeve politike të mazhorancës qeverisës, Minsitri Alfonso Bonafede i Lëvizjes 5 Yje, Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza i Partisë Liberi e Uguali e Ministri i Kulturës Dario Francheschini i Partisë Demokratike kanë shprehur mbështetjen e plotë ndaj Giuseppe Conte. Zgjedhja e Kryeministrit italian, për të dhënë dorëheqjen erdhi pas përpjekjeve të ditëve të fundit për të gjetur mazhorancën e duhur politike brenda qeverisë e pas mungesës së qartë të një mazhorance në Dhomën e Senatit të Parlamentit Italian ku pritej të votohej relacioni mbi reformën në drejtësi të Ministrit Alfonso Bonafede. Paraditen e sotme Kryeministri italian e dorëzoi kërkesën e tij pranë kreut të Shtetit Sergio Mattarella i cili do të marrë vendimin mbi të ardhmen qeverisëse të Italisë. Pak minuta pas deklarimit të dorëheqjes së Kryeministrit Conte, Ish kryeministri e lideri i Partisë Forza Italia, Silvio berlusconi është shprehur se “për rrugëzgjidhjen e këtij momenti është i nevojshëm krijimi i një qeverie kombëtare ose zgjedhje të reja”. Partia Demokratike me liderin e saj Nicola Zingaretti ka deklaruar se është për një “qeveri të re europiane përsëri me kryeministër Giuseppe Conte. Ndërsa dy liderët e opozitës, Matteo Salvini i Partisë Lidhja, e Giorgia Meloni e Partisë Fratelli D’ Italia janë për zgjedhje të parakohshme e një qeveri nga vota e popullit.