Deti i Zi, Rusia paralajmëron SHBA-të
https://parstoday.ir/sq/news/world-i103484-deti_i_zi_rusia_paralajmëron_shba_të
Në tension të plotë me NATO-n, Rusia po organizon një stërvitje ushtarake detare, tokësore dhe ajrore në Detin e Zi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 29, 2021 16:27 Europe/Tirane
  • Deti i Zi, Rusia paralajmëron SHBA-të

Në tension të plotë me NATO-n, Rusia po organizon një stërvitje ushtarake detare, tokësore dhe ajrore në Detin e Zi.

Ministria Ruse e Mbrojtjes njoftoi se stërvitja synonte të identifikonte anijet në Detin e Zi dhe objektivat që kërcënonin Rusinë. Manovra ruse, e cila u zhvillua në brigjet e Krimesë, përfshiu njësitë balistike të pajisura me sisteme raketash Bal, të cilave u duhej të identifikonin më parë anijet fiktive të armikut para se t'i shkatërronin ato. Për më tepër, bombarduesit Sukhoi 24M dhe Sukhoi 30S.M, të vendosur në një bazë detare pranë Detit të Zi, shkatërruan pozicionet e armikut fiktiv. Avionët luftarakë rusë identifikuan destrojerin amerikan USS Donald Cook të pajisur me raketa Tomahawk e cila po lundronte jashtë ujërave ruse. USS Donald Cook kohët e fundit mbërriti në Detin e Zi për një mision patrullimi. Për herë të parë në tre vjet, marina amerikane ka dërguar tre anije, përfshirë dy destrojerë në Detin e Zi. Rusia u përgjigj me shpejtësi, duke dislokuar një sistem të mbrojtjes raketore Bastion në Krime dhe duke kryer stërvitje ushtarake.