Helmohen ushtarët amerikanë, pinë antifriz në vend të alkoolit
11 ushtarë amerikanë në bazën e forcave tokësore “Fort Bliss” në Teksas të Amerikës janë shtruar në spital nën përkujdesje intensive për shkak se kanë pirë antifriz në vend të alkoolit dhe janë helmuar.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se ushtria e Amerikës ditën e kaluar (të premten) ka deklaruar se 11 ushtarë amerikanë në bazën e forcave tokësore “Fort Bliss” në Teksas, për shkak se kanë pirë gabimisht antifriz në vend të alkoolit, janë helmuar dhe janë shtruar në spital dhe dy prej tyre janë në gjendje kritike shëndetësore dhe ndodhen nën përkujdesje intensive.
Agjencia e lajmeve Russia Today gjithashtu ka raportuar se ushtarët amerikan të cilët kishin shkuar në bazën “Fort Bliss” në Teksas për një stërvitje 10 ditore, kanë konsumuar gabimisht lëndën e antifrizit duke menduar se është alkool. 11 ushtarët e helmuar janë shtruar në spital dhe dy prej tyre janë në gjendje shumë kritike dhe ndodhen në repartin ICU. Analizat kanë treguar se ushtarët amerikanë ishin helmuar për shkak se kanë pirë antifriz ose “Ethylene glycol”.