Kalibaf: Irani dhe Rusia kanë shumë të përbashkëta
https://parstoday.ir/sq/news/world-i103958-kalibaf_irani_dhe_rusia_kanë_shumë_të_përbashkëta
Kryetari i Asamblesë Konsultative Islamike deklaroi se marrëdhëniet midis Iranit dhe Rusisë duhet të arrijnë nivelin e partneritetit të fortë dhe të vazhdueshëm, duke shtuar se të dy vendet kanë shumë gjëra të përbashkëta në çështjet bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 08, 2021 07:57 Europe/Tirane
  • Kalibaf: Irani dhe Rusia kanë shumë të përbashkëta

Kryetari i Asamblesë Konsultative Islamike deklaroi se marrëdhëniet midis Iranit dhe Rusisë duhet të arrijnë nivelin e partneritetit të fortë dhe të vazhdueshëm, duke shtuar se të dy vendet kanë shumë gjëra të përbashkëta në çështjet bilaterale, rajonale dhe ndërkombëtare.

Sipas IRNA, "Muhamed Bagher Kalibaf" në vizitën e tij të parë në Rusisë, në sallën ceremoniale të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Moskë, kujtoi se:  Irani dhe Rusia kanë pikëpamje të përbashkëta dhe të ngushta për çështje të ndryshme ndërkombëtare, gjë që ka hapur rrugën për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.  Kryetari i Asamblesë Konsultative Islamike vuri në dukje rëndësinë e marrëdhënieve Iran-Rusi dhe vazhdimin e procesit të zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme dhe vazhdoi duke thënë se duke përdorur pika të përbashkëta, dobësitë e të dy vendeve mund të kapërcehen.  Kalibaf rikujtoi theksin e Udhëheqësit Suprem të Revolucionit në zhvillimin dhe thellimin e marrëdhënieve Iran-Rusi dhe zgjerimin e strukturës së bashkëpunimit dypalësh dhe shpjegoi se një nga qëllimet më të rëndësishme të vizitës së tij në Rusi është t'u japë besim rusëve se marrëdhëniet Teheran- Moskë nuk do të ndryshojnë nën zhvillimet globale.  Ai shtoi: Sot jemi në një luftë ekonomike dhe është detyra e çdo zyrtari iranian në çdo kategori të përpiqet të zgjidhë problemet e popullit.  Gjatë vizitës së tij të parë jashtë vendit si kryetar i Asamblesë Konsultative Islamike, Kalibaf drejtoi një delegacion parlamentar dhe mbërriti në Moskë të Dielën në mbrëmje, me ftesë zyrtare të Kryetarit të Dumës së Rusisë, Vichislav Valudin.