OKB kritikon Evropën për dhunë kundër emigrantëve
Agjencia Ndërkombëtare e Emigrantëve pranë OKB ka kërkuar nga shtetet evropiane që t’i japë fund dhunës kundër emigrantëve.
Faqja informative EUobserver ka njoftuar se Eugenio Ambrosi, prej organizatës ndërkombëtare për emigrantë pranë OKB, dje ka theksuar se është e nevojshme që Evropa të parandalojë dhunën kundër emigrantëve dhe refugjatëve të strehuar në Evropë.
Ai ka shtuar: “Përdorimi i mekanizmit të ashpër të forcës dhe dhunës kundër civilëve nuk mund të arsyetohet. Prandaj është e nevojshme që Bashkimi Evropian dhe anëtarët e tij të marrin masa urgjente për të penguar dëbimin e refugjatëve”.
Vlen të theksohet se pavarësisht vazhdimit të fluksit të emigrantëve për të hyrë në kontinentin e Evropës, vendet evropiane kanë shtuar politikat kundër emigracionit.