Vriten tre ushtarë turq në Irakun verior
https://parstoday.ir/sq/news/world-i104156-vriten_tre_ushtarë_turq_në_irakun_verior
Të paktën tre ushtarë turq janë vrarë gjatë një ofensive të re kundër Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në Irakun e veriut, tha Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 11, 2021 16:22 Europe/Tirane
  • Vriten tre ushtarë turq në Irakun verior

Të paktën tre ushtarë turq janë vrarë gjatë një ofensive të re kundër Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në Irakun e veriut, tha Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

Ministria tha të enjten se dy ushtarë turq u vranë dhe dy të tjerë u plagosën të mërkurën në përleshjet me terroristët. Një ushtar tjetër u vra të enjten, tha ministria, pa dhënë shifrat e viktimave të PKK. Turqia të Mërkurën nisi operacionin "Kthetra e Shqiponjës 2" kundër terroristëve të PKK të vendosur në rajonin verior të Irakut, Dohuk. Në vitet e fundit, forcat tokësore dhe ajrore turke kanë kryer operacione të mëdha në Irakun verior, në Turqinë juglindore dhe në Sirinë veriore. Sulmet kanë shkaktuar protesta nga Bagdadi dhe Damasku të cilat i konsiderojnë ato një shkelje të sovranitetit të tyre.