Biden anulon vendimin e Trumpit për murin SHBA-Meksikë
Presidenti amerikan Joe Biden informoi Kongresin amerikan se kishte hequr dorë nga urgjenca kombëtare për ndërtimin e kufirit SHBA-Meksikë, e shpallur për herë të parë nga Trumpi në shkurt të 2019.
Urdhri u përdor nga Trump për të financuar ndërtimin e pengesave. Biden gjithashtu ka njoftuar se nuk do të shpenzohen më dollarë të taksapaguesve amerikanë për ndërtimin e një muri. “Unë jam duke drejtuar një rishikim të kujdesshëm të të gjitha burimeve të përvetësuara ose të ridrejtuara për atë qëllim”, tha Biden. Raportet e medias vlerësuan se muri i Trumpit u kushtoi amerikanëve gati 20 milionë dollarë për milje. Në kohën kur Trump u largua nga zyra, rreth 25 miliardë dollarë ishin shpenzuar për ndërtimin e tij.