Vazhdojnë protestat masive në Spanjë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i104608-vazhdojnë_protestat_masive_në_spanjë
Vandalizmi dhe dhuna sërish kanë shoqëruar protestat në Spanjë që u organizuan për natën e gjashtë radhazi me kërkesën për lirimin e reperit të burgosur Pablo Hasel më 16 shkurt.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 22, 2021 15:52 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë protestat masive në Spanjë

Vandalizmi dhe dhuna sërish kanë shoqëruar protestat në Spanjë që u organizuan për natën e gjashtë radhazi me kërkesën për lirimin e reperit të burgosur Pablo Hasel më 16 shkurt.

Protestat të cilat zhvillohen në Barcelonë, Girona dhe Lleida, gjithashtu u përhapën edhe në disa qytete të rajonit Bask. Në Barcelonë ku deri më tani u shënuan më së shumti veprime të dhunshme, vazhduan incidentet edhe në ditën e gjashtë. Protestuesit e grupeve të ekstremit të majtë, u vunë flakën koshave të plehrave dhe bllokuan rrugët, si dhe dëmtuan dyqanet, bankat dhe automjetet, ndërsa po ashtu sulmuan policinë duke hedhur gurë dhe shishe. Policia ka arrestuar 6 persona. Rreth 107 njerëz janë ndaluar nga policia dhe gati 82 janë plagosur në gjashtë ditët e fundit.  Hasel, i cili u dënua me nëntë muaj burg për fyerjen ndaj monarkisë dhe institucioneve shtetërore për shkak të disa shprehjeve që ai përdori në Twitter dhe në këngët e tij, u vendos në burg nga policia më 16 shkurt. Ndaj tij doli edhe një vendim i ri i gjykatës, i cili përfshin dy vite e gjysmë burg për shkak të një akuze tjetër. Burgosja e reperit spanjoll ka nxitur debate në Spanjë në lidhje me demokracinë dhe lirinë e shprehjes. Grupet radikale të krahut të majtë në gjithë vendin, veçanërisht Unidos Podemos, partneri i vogël i qeverisë së koalicionit të majtë, kërkojnë që Hasel të falet dhe të lirohet.