Bashkimi Evropian dëbon përfaqësuesin e Venezuelës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i104758-bashkimi_evropian_dëbon_përfaqësuesin_e_venezuelës
Bashkimi Evropian njëkohësisht me shtimin e tensioneve me Venezuelën, ka deklaruar do të dëbojë përfaqësuesin e qeverisë së Nikolas Maduro nga Bashkimi Evropian.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 26, 2021 15:52 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian dëbon përfaqësuesin e Venezuelës

Bashkimi Evropian njëkohësisht me shtimin e tensioneve me Venezuelën, ka deklaruar do të dëbojë përfaqësuesin e qeverisë së Nikolas Maduro nga Bashkimi Evropian.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se përfaqësuesi i Karakasit në BE është shpallur person i padëshiruar dhe do të dëbohet nga Brukseli. Bashkimi Evropian këtë vendim e ka quajtur reagim ndaj veprimit të qeverisë së Karakasit ku dje shefi i delegacionit të përfaqësisë së BE është shpallur person i padëshiruar.

Venezuela si rezultat i raundit të ri të sanksioneve të BE, dje i ka dhënë ultimatum 72 delegacionit të përfaqësisë diplomatike të BE që të largohet nga ky vend. Jorge Arreaza, ministri i punëve të jashtme të Venezuelës, duke deklaruar dëbimin e Isabl Brilhante Pedrosa, përfaqësuese e BE në Karakas, ka thënë se sanksionet e BE janë të papranueshme.

BE më pas ka kërkuar nga qeveria e Maduros që ta rishikojë vendimin në këtë drejtim dhe ka pretenduar se ky vendim do të bëhet shkak për izolimin më të madh të Venezuelës në botë.

Këto zhvillime po ndodhin në kohën kur të hënën e kësaj jave ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët në të cilën kanë vendosur 19 funksionarë të tjerë të qeverisë së Venezuelës në listën e sanksioneve të BE.