UNESCO mbështet Iranin për zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë
Drejtorja e përgjithshme e organizatës UNESCO ka deklaruar gatishmërinë e këtij institucioni ndërkombëtar për mbështetjen e shkencës dhe teknologjisë në Iran.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Audrey Azoulay, drejtorja e përgjithshme e organizatës UNESCO, me anë të një mesazhi për kongresin e tretë ndërkombëtar “Xhundi Shapur”, ka deklaruar: “UNESCO është e gatshme që të mbështesë Republikën Islamike të Iranit në përpjekjet e saj për ngritjen dhe zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë, për prodhimin e shkencës dhe shpërndarjen e saj mes qarqeve të tjera shkencore”.
Drejtorja e përgjithshme e UNESCO-s në këtë mesazh vuri në dukje kohën e themelimit të Universitetit “Xhundi Shapur” dhe ka thënë: “Që nga koha e themelimit të këtij Universitetit, kryeqyteti i mendimit të Perandorisë Sasanite ka qenë qendër e prodhimit të shkencës dhe një institucion botëror për prodhimin e shkencës dhe në realitet ky Universitet ka luajtur rolin themelor në superioritetin historik të Iranit në shkencë”.
Audrey Azoulay në këtë mesazh ka shtuar: “Një pjesë e rëndësishme e rolit të UNESCO-s është po ajo traditë e madhe për përhapjen e paqes dhe mirëqenies nëpërmjet shkencës, diturisë dhe kulturës. Kjo traditë në Bashkësinë Ndërkombëtare të sotshme e cila po përballet me sfida të reja siç janë ndryshimet klimatike, shkatërrimi i larmisë ambientaliste, problemet teknologjike dhe zgjerimi i pabarazive, ka rëndësi edhe më të madhe”.
Audrey Azoulay gjithashtu vuri në dukje edhe përhapjen e pandemisë së virusit Korona dhe tha: “Pandemia e virusit Covid-19, është bërë shkak për shtimin e këtyre sfidave dhe njerëzimi duhet të bëjë zgjidhje dhe duhet të ngadhënjejmë mbi mosmarrëveshjet tona duke bërë zgjidhje dhe duke përcaktuar vlerat të cilat dëshiromë të bëhen udhëzues për ne”.
Vlen të theksohet se Konferenca Ndërkombëtare me rastin e 1750 vjetorin e themelimit të Universitetit Xhundi Shapur ka filluar sot më 9 mars 2021 në Ministrinë e Shkencave, Hulumtimeve dhe Teknologjisë së Iranit. Universiteti Xhundi Shapur ishte themeluar në provincën Khuzestan të Iranit para 17 shekujve dhe konsiderohet prej universiteteve më të vjetra në Azinë Perëndimore.