Karantina njëmujore në 16 provinca franceze
https://parstoday.ir/sq/news/world-i105740-karantina_njëmujore_në_16_provinca_franceze
Përkrah kulmit të valës së tretë të koronës në Francë, qeveria njoftoi se rregulloret e karantinës do të zbatohen për një muaj në 16 provinca të vendit nga mesnata e së Premtes më 19 Mars.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 20, 2021 16:45 Europe/Tirane
  • Karantina njëmujore në 16 provinca franceze

Përkrah kulmit të valës së tretë të koronës në Francë, qeveria njoftoi se rregulloret e karantinës do të zbatohen për një muaj në 16 provinca të vendit nga mesnata e së Premtes më 19 Mars.

Jean Castex, Kryeministri i Francës, në një konferencë shtypi të Enjten njoftoi se lëvizja prej këtyre krahinave në pjesë të tjera të vendit është e ndaluar, përveç në rrethana urgjente. Castex shtoi: në këto provinca, largimi nga shtëpia është i mundur vetëm me leje brenda një rreze maksimale prej 10 km. Sipas kryeministrit francez, për shkak të ndryshimit të orëve nga e shtuna e javës së ardhshme, trafiku do të kufizohet në të gjithë vendin nga ora 19:00 deri në 6:00 të mëngjesit. Franca është prekur rëndë nga shpërthimi i virusit Korona.  Franca aktualisht ka numrin më të lartë të njerëzve të infektuar me virusin Korona në Evropë, pas Rusisë dhe Britanisë. Qeveria e Presidentit Francez Emmanuel Macron është akuzuar nga media dhe opinioni publik për dështimin e saj për të vepruar në mënyrë korrekte dhe transparente përballë virusit currona dhe se politikat e saj nuk janë përshtatur me shkallën e përhapjes së virusit.