Kryeministri armen jep dorëheqjen
https://parstoday.ir/sq/news/world-i106054-kryeministri_armen_jep_dorëheqjen
Kryeministri armen Nikol Pashinyan, i cili është përballur me kritika të gjera në Armeni që nga lufta e fundit në Nagorni-Karabak, njoftoi dorëheqjen e tij muajin tjetër (prill).
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 28, 2021 18:17 Europe/Tirane
  • Kryeministri armen jep dorëheqjen

Kryeministri armen Nikol Pashinyan, i cili është përballur me kritika të gjera në Armeni që nga lufta e fundit në Nagorni-Karabak, njoftoi dorëheqjen e tij muajin tjetër (prill).

Sipas agjencisë IRNA, që nga fundi i luftës armeno-azerbajxhanase në Nagorni-Karabak, kryeministri armen Nikol Pashinyan ka qenë nën presion të fortë nga ushtria dhe opozita në Armeni. Pashinyan planifikon të largohet muajin tjetër përpara zgjedhjeve parlamentare pas presionit të madh mbi humbjen e Armenisë në luftën me Azerbajxhanin. Më parë, ai njoftoi në faqen e tij në Facebook se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Armeni do të mbahen më 20 qershor. Sipas Russia Today, Pashinyan ka njoftuar se do të vazhdojë të shërbejë si Kryeministër i përkohshëm deri në zgjedhjet e parakohshme. Në luftën 44-ditore me Republikën e Azerbajxhanit, Armenia u detyrua të evakuonte shtatë territore të okupuara në rajonin e Nagorni-Karabakut dhe të tërhiqej në kufijtë ndërkombëtarë. Kundërshtarët e Pashinyanit e akuzuan atë për tradhti dhe vrasje të forcave armene në luftë.