SHBA: Ne jemi gati për një diplomaci kuptimplotë me Iranin
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, pa u përgjigjur rreth qasjes së SHBA në çështjen e sanksioneve, pretendoi gatishmërinë e Uashingtonit për diplomaci domethënëse me Iranin.
"Ne jemi akoma gati të angazhohemi përsëri dhe të angazhohemi në një diplomaci kuptimplote për të arritur një kthim reciprok në marrëveshjen bërthamore" u citua të thoshte zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Saki. Ndërkohë, administrata e Presidentit të SHBA Joe Biden deri më tani ka kërkuar të marrë favore nga Irani, duke ndjekur politikën e presionit maksimal të ish-Presidentit të SHBA Donald Trump kundër popullit iranian. Republika Islamike e Iranit ka deklaruar se, duke pasur parasysh që Uashingtoni ka qenë pala e parë në shkeljen e marrëveshjes që çoi në uljen e detyrimeve të Teheranit në përgjigje të veprimit të paligjshëm të Shteteve të Bashkuara, çdo hap që do të merret nga Teherani do të bëhet pas heqjes së sanksionet. Republika Islamike e Iranit gjithashtu ka deklaruar se nuk do të pranojë asnjë kusht ose kërkesë të re që Shtetet e Bashkuara të kthehen në marrëveshjen bërthamore dhe të përmbushin detyrimet e saj. Në përputhje me nenet 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore, Irani ka të drejtë të pezullojë detyrimet e tij, plotësisht ose pjesërisht, nëse pala tjetër nuk i përmbahet detyrimeve të saj.