Komisioni Europian hedh në gjyq Poloninë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i106192-komisioni_europian_hedh_në_gjyq_poloninë
Sërish Komisioni Europian ka hedhur në gjyq Poloninë para Gjykatës Europiane për shkak të reformës së diskutueshme në drejtësi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 31, 2021 21:26 Europe/Tirane
  • Komisioni Europian hedh në gjyq Poloninë

Sërish Komisioni Europian ka hedhur në gjyq Poloninë para Gjykatës Europiane për shkak të reformës së diskutueshme në drejtësi.

Ligji polak për ndëshkimin e gjykatësve minon pavarësinë e tyre, deklaroi KE të mërkurën. Grindja për reformën në drejtësi mes qeverisë nacional-konservatore në Poloni dhe Bashkimit Europian është ashpërsuar. Komisioni Europian ka hedhur në gjyq sërish Poloninë para Gjykatës Europiane për shkak të reformës së diskutueshme në drejtësi. Autoritetet e Brukselit shohin rrezikimin e pavarësisë së gjykatësve polakë, bëri të ditur komisioneri europian për Drejtësinë, Didier Reynders të mërkurën në Bruksel. Për të mos humbur kohë, KE u bëri thirrje gjykatësve më të lartë europianë madje që të marrin masa paraprake që para vendimit përfundimtar të trupit gjykues. Për këtë Komisioni Europian ka aplikuar në Gjykatën Europiane edhe për rregulloren e posaçme që ndal para kohe zbatimin e ligjit. Ligji për disiplinimin e gjykatësve është në fuqi në Poloni që nga shkurti i vitit 2020. Ai parasheh që gjykatësit të ndëshkohen me gjoba, zbritje në detyrë apo lirim nga detyra, nëse venë pikëpyetje mbi kompetencën vendimmarrëse apo legjitimitetin e një gjykatësi tjetër, një dhome gjykimi apo gjykate.