Rivendoset karantina në Francë dhe Itali
Njëkohësisht me valën e re të koronavirusit në Evropë, të Shtunën në Francë dhe Itali u vendosën përsëri masat karantinuese.
Sipas France 24, Presidenti i Francës "Emmanuel Macron" njoftoi rivendosjen e karantinës së tretë kombëtare e cila filloi nga e Shtuna, pas rritjes së numrit të pacientëve me virusin korona. Franca të Premten raportoi 56 677 raste të reja të sëmundjes Covid-19, 6.2 përqind më shumë se një javë më parë. Italia gjithashtu vendosi një karantinë tre-ditore mbarëkombëtare të Shtunën për të parandaluar një shpërthim të madh të virusit gjatë pushimeve të Pashkëve, pas rritjes ditore të numrit të pacientëve të infektuar me Covid-19 në më shumë se 20,000 njerëz. Provincat italiane do të vazhdojnë të jenë subjekt i kufizimeve të ashpra të koronës edhe pas përfundimit të festave të Pashkëve deri në ditët e fundit të Prillit. Në Itali 110,328 njerëz kanë humbur jetën për shkak të koronës.