Provë e re e lidhjes SH.B.A.-ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/world-i106584-provë_e_re_e_lidhjes_sh.b.a._isis
Shtetet e Bashkuara kanë luajtur një rol të rëndësishëm në shfaqjen dhe zgjerimin e grupit terrorist ISIS në Irak dhe Siri.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 09, 2021 08:00 Europe/Tirane
  • Provë e re e lidhjes SH.B.A.-ISIS

Shtetet e Bashkuara kanë luajtur një rol të rëndësishëm në shfaqjen dhe zgjerimin e grupit terrorist ISIS në Irak dhe Siri.

Sot janë zbuluar prova të reja që tregojnë veprimet e planifikuara të Uashingtonit në këtë drejtim.  Washington Post të enjten në një raport shkroi: Dokumentet e klasifikuara dhe të zbuluara ushtarake amerikane zbulojnë se Abu Ibrahim al-Hashemi al-Qurashi, lideri aktual i ISIS, ishte më parë një i burgosur dhe spiun i forcave amerikane në Irak. Raporti thekson se ai u arrestua në Irak në vitin 2008 dhe më vonë u bë "informatori" i forcave amerikane në Irak.  Ai gjatë seancave të marrjes në pyetje u jepte amerikanëve shumë informacione rreth shokëve të tij të ISIS. Ndër të tjera, ai u tregoi hetuesve Nr. 2 të udhëheqësit të ISIS, që ishte një maroken i lindur në Suedi dhe që quhej "Abu Qaswarah". Ai u ka dhënë të gjitha informacionet e nevojshme për të. Disa javë më vonë; Trupat amerikane vrasin Abu Qaswarah gjatë një sulmi në Mosul. Pentagoni ka publikuar disa dokumente që tregojnë se udhëheqësi i ISIS ishte lajmëtari i SH.B.A. Amerika si kryesues i Perëndimit, së bashku me partnerët e tyre perëndimorë dhe arabë, ofruan një mbështetje të gjerë për terroristët Takfirist, përfshirë ISIS.  Qëllimi i Uashingtonit ishte përmbysja e qeverisë legjitime të Sirisë dhe dobësimi i boshtit të rezistencës dhe ata i panë këto grupe terroriste si një mjet për të arritur këtë qëllim. Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka bërë deklarata të diskutueshme në lidhje me rolin e drejtpërdrejtë të Presidentit Barack Obama dhe ish Sekretares së Shtetit Hillary Clinton në formimin e ISIS. "Hillary Clinton, së bashku me Obama, krijuan ISIS", tha Trump në një fjalim fushate në janar 2016.   Nga viti 2011 deri në vitin 2014, amerikanët jepnin mbështetje të gjerë për ISIS. Pas veprimeve të ISIS në Irak dhe okupimit të zonave të mëdha të vendit, Uashingtoni gjatë administratës së Obamës u përpoq të kontrollonte këtë grup terrorist dhe kështu në vitin 2014, u formua i ashtuquajturi koalicion ndërkombëtar kundër ISIS. Qëllimi i SH.B.A.-së është që ta mbante ISIS-in më shumë brenda një kornize të kontrolluar në mënyrë që ta përdorte atë si levë  presioni kundër Sirisë dhe Irakut dhe boshtit të rezistencës. Mirëpo, jo vetëm që ndershmëria amerikane në luftën kundër ISIS është plotësisht e diskutueshme, por është e qartë se pa mbështetjen e Uashingtonit, ISIS kurrë nuk do të kishte qenë në gjendje të kryente krimet e tij.