Vazhdimi i takimit të Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i106590-vazhdimi_i_takimit_të_komisionit_të_përbashkët_të_marrëveshjes_bërthamore
Bashkimi Evropian (BE) në një deklaratë të Enjten tha se takimi i ardhshëm i Komisionit të Përbashkët do të vazhdojë sot më 9 Prill në Vjenë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 09, 2021 03:30 Europe/Tirane
  • Vazhdimi i takimit të Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore

Bashkimi Evropian (BE) në një deklaratë të Enjten tha se takimi i ardhshëm i Komisionit të Përbashkët do të vazhdojë sot më 9 Prill në Vjenë.

Sipas IRNA, takimi do të drejtohet nga Enrique Mora, Drejtori Politik për Punët e Jashtme të Bashkimit Evropian dhe me pjesëmarrjen e Zëvendës Ministrave të Jashtëm dhe Drejtorëve Politikë të Ministrive të Jashtme të Iranit dhe grupit P4+1. Pjesëmarrësit në këtë takim do të rishikojnë statusin e negociatave dhe konsultimeve në nivele të ndryshme, përfshirë në nivelin e ekspertëve, që kanë vazhduar ditët e fundit, me qëllim kthimin e mundshëm të Shteteve të Bashkuara në marrëveshjen bërthamore dhe sigurimin e zbatimit të plotë të kësaj marrëveshjeje. Seanca e 18-të e Komisionit të Përbashkët, e cila praktikisht filloi të Premten më 2 Prill, vazhdoi me pjesëmarrjen fizike të Martën më 6 Prill në Vjenë. Seyed Abbas Eragçi, Zëvendës Ministri i Jashtëm i Iranit, kryeson delegacionin iranian. Shtetet e Bashkuara nuk morën pjesë zyrtarisht në takim sepse janë tërhequr zyrtarisht nga marrëveshja bërthamore dhe Irani ka këmbëngulur që Amerika të mos marrë pjesë në asnjë takim derisa të hiqen sanksionet e SH.B.A.-së dhe të përmbushen detyrimet e tij.