Tre trupa qiellor kalojnë përskaj tokës
(last modified Sat, 10 Apr 2021 12:32:40 GMT )
Prill 10, 2021 14:32 Europe/Tirane
  • Tre trupa qiellor kalojnë përskaj tokës

Sot, tre trupa qiellorë kalojnë përskaj tokës që njëri prej tyre ka gjerësi 108 foot kalojnë përskaj tokës në një distancë rreth 159 mijë milje.

Gazeta angleze “Daily Mail” njoftoi se sot, një asteroid me madhësinë e një autobusi kalon midis tokës dhe hënës. Asteroidi quhet 2021GT3 dhe gjatësia e tij është 108 foot. Sipas NASA-s, nuk ka mundësi që ky trup qiellor të godasë tokën, sepse distanca e kalimit të tij skaj tokës është e madhe.

Trupi qiellor me emrin 2021GT3, i cili udhëton 159.000 milje rreth rruzullit tokësor, kalon përmes hënës dhe tokës me shpejtësi 54.000 milje në orë dhe mund të vëzhgohet vetëm me teleskopë të mëdhenj profesional.

Përveç trupit qiellor me emrin 2021GT3, edhe dy asteroide të tjerë po kalojnë sot skaj tokës dhe që të dy janë më të mëdhenj se i pari. Të dy asteroidët kalojnë disa milionë milje larg tokës. Njëri prej tyre është një asteroid i gjatë 236 foot i quajtur GB4, i cili udhëton 3 milionë milje larg nga toka. Një tjetër asteroid është GT1 i gjatë 131 foot, i cili udhëton 2.8 milionë milje larg nga Toka.

Tags