New York Times: Presioni maksimal kundër Iranit ka dështuar
Gazeta amerikane “New York Times” në një analizë të saj ka shkruar: “E vërteta e hidhur është kjo që presioni maksimal kundër Iranit ka dështuar tërësisht”.
Këshilli i redaksisë së gazetës amerikane “New York Times” në një analizë të publikuar me titull “Presioni maksimal kundër Iranit ka dështuar”, ka shkruar: “Kthimi në marrëveshjen bërthamore është hapi i parë për të dalë nga kjo baltë për Uashingtonin. Tani ekziston rast shumë i vogël për Iranin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u kthyer në parimet e marrëveshjes bërthamore. Në periudhën aktuale qasja radikale nuk përputhet me mendjen e shëndosh. Nëse Amerika nuk pranon të kthehet në zbatimin e zotimeve të zotimeve në marrëveshjen e parë, atëherë për çfarë arsye Irani duhet të besojë për ndonjë marrëveshje tjetër? E vërteta e hidhur është kjo që sanksionet e presionit maksima nuk janë të qëndrueshëm. Këto sanksione nuk e kanë përmirësuar sjelljen e Iranit, por kanë dhënë rezultate të kundërta. Irani për t’iu kundërpërgjigjur SHBA-ve për shkak të moszbatimit të marrëveshjes bërthamore, ka marrë masa përkatëse për moszbatimin e zotimeve të veta për t’i kujtuar Uashingtonit se si është bota pa marrëveshjen bërthamore të Iranit”.
Këshilli i redaksisë së “New York Times” në fund të këtij artikulli, ka paralajmëruar: “Në muajin maj, nëse nuk ripërtërihet marrëveshja bërthamore, atëherë inspektorët ndërkombëtarë nuk do të mund të vëzhgojnë atë çfarë ndodhë në qendrat atomike të Iranit”.