Ushtria vret mbi 80 protestues në Mianmar
(last modified Sun, 11 Apr 2021 15:26:13 GMT )
Prill 11, 2021 17:26 Europe/Tirane
  • Ushtria vret mbi 80 protestues në Mianmar

Të paktën 80 civilë e kanë humbur jetën në Mianmar si pasojë e ndërhyrjes së armatosur nga ushtria në protestat e zhvilluara në qytetin Bago kundër grusht shtetit ushtarak dhe arrestimit të anëtarëve të qeverisë së zgjedhur.

Sipas lajmit të gazetës “Independent”, mësohet se ushtarët në zonën Ma Ga Dit të rajonit Bago kanë hapur zjarr ndaj protestuesve të cilët kanë vazhduar protestën e tyre pavarësisht paralajmërimeve të bëra. Sipas deklaratave të dëshmitarëve, ushtarët kanë hapur zjarr me armë të rënda dhe kanë përdorur bomba dore kundër protestuesve. Në sulm kanë humbur jetën të paktën 80 persona. Një aleancë grupesh të armatosura etnike që i kanë dalë kundër ushtrisë mësohet se vranë mbi 10 policë brenda rajonit të tyre. Qytetarët në qytetin Tamu të Mianmarit i kanë ngritur kurth autokolonës së ushtrisë dhe kanë vrarë 3 ushtarë. Ndërkohë, Komuniteti ndërkombëtar vazhdon t’i denoncojë masakrat nga ana e autoriteteve birmane.

 

Tags