Shtetet e Bashkuara po ndërtojnë baza ushtarake në afërsi të Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i106946-shtetet_e_bashkuara_po_ndërtojnë_baza_ushtarake_në_afërsi_të_rusisë
Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje se si Shtetet e Bashkuara mund të ndërtojnë baza ushtarake në territorin e tyre, në afërsi të kufirit me Rusinë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 16, 2021 15:33 Europe/Tirane
  • Shtetet e Bashkuara po ndërtojnë baza ushtarake në afërsi të Rusisë

Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje se si Shtetet e Bashkuara mund të ndërtojnë baza ushtarake në territorin e tyre, në afërsi të kufirit me Rusinë.

Agjencia e lajmeve Reuters e publikoi këtë lajm dhe shkroi: Norvegjia lejon Shtetet e Bashkuara të ndërtojnë baza të reja ushtarake në territorin e saj. Reuters më tej shkroi: Norvegjia, e cila ndan një kufi të vogël kufitar me Rusinë, njoftoi të Premten se kishte nënshkruar një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara mbi termat dhe kushtet që ushtria amerikane të jetë aftë të ndjekë objektivat e veta në territorin e saj. Sipas marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara do të jenë në gjendje të ndërtojnë tre baza ajrore dhe një bazë detare në Norvegji, por siç pretendohet në raportet e medias, nuk do të ketë mundësi që ato të kthehen në baza të pavarura amerikane në territorin e saj. Tensionet midis Norvegjisë dhe Rusisë u qetësuan pas luftës në Sardandak, por ndryshuan përsëri pas aneksimit të gadishullit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014.