Dy anije luftarake ruse drejt Detit të Zi
Dy anije luftarake ruse janë drejtuar për në Detin e Zi në përputhje me dislokimin ushtarak të Moskës përgjatë kufirit me Ukrainën.
Anijet zbarkuese të klasit Ropucha, të afta për të transportuar tanke, mjete të blinduara dhe trupa, kaluan Bosforin të Shtunën. Dy anije të tjera zbarkuese pritet të kalojnë ngushticën, gjithashtu. Tashmë, 15 anije më të vogla kanë përfunduar dislokimin në Detin e Zi si pjesë e një stërvitje ushtarake, sipas agjencisë së lajmeve RIA. Rusia përkohësisht ka kufizuar lëvizjen e luftanijeve të huaja dhe ato që Kremlini i quan anije të shteteve të tjera pranë Gadishullit të Krimesë. Ndërkohë, tensionet kanë qenë në rritje mbi rajonin rusisht-folës Donbas të Ukrainës, ku trupat ukrainase dhe forcat pro-ruse kanë luftuar që nga viti 2014, ndërsa territori i atëhershëm ukrainas i Krimesë votoi në një referendum për t'u bashkuar me Rusinë. Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë besojnë se ribashkimi do të thotë aneksim i territorit. Ata akuzojnë Moskën se ka një dorë në krizë. Rusia e mohon pretendimin. Muajin e kaluar, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky lëshoi një dekret për të "rikuperuar" Krimenë. Në mbështetje të Ukrainës për tu mbrojtur kundër kërcënimit rus, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur anije luftarake dhe aeroplanë luftarakë pranë kufirit me Rusinë. Duke e konsideruar Perëndimin përgjegjës për krizën aktuale, Moska thotë se ajo që po bën është për sigurinë e saj dhe nuk synon të kërcënojë askënd.