Ulyanov: Politikës së presionit maksimal të Amerikës kundër Iranit ka dështuar
Përfaqësuesi i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë ka thekuar nevojën për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore në mënyrë të plotë dhe ka thënë se politika e presionit maksimal të Amerikës ndaj Iranit, ka dështuar tërësisht.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Mikhail Ulyanov, përfaqësuesi i Rusisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë, të mërkurën në një mesazh në Twitter, ka shkruar: “Disa siç duket janë kundër aktivizimit të marrëveshjes bërthamore. Mirëpo me të vërtetë a ekziston ndonjë plan zëvendësues për atë? Jo, nuk ekziston. Politika e presionit maksimal të Amerikës ndaj Iranit ka dështuar dhe vetëm është bërë shkak për zhvillimin e programit bërthamor të Iranit më shumë se sa kufizimet e marrëveshjes bërthamore”.
Këto deklarata të Ulyanov janë bërë pak orë pas deklaratave të Sejed Abas Erakçi, zv/ministrit të punëve të jashtme dhe shefit të delegacionit të Republikës Islamike të Iranit në komisionin e përbashkët për marrëveshje bërthamore. Sejed Abas Erakçi ditën e kaluar duke shpjeguar përsëri parimet dhe qëndrimet e Republikës Islamike të Iranit në lidhje me marrëveshjen bërthamore dhe rrugën të cilën duhet kaluar, e ka vlerësuar pozitiv procesin e negociatave, pavarësisht të gjitha vështirësive dhe sfidave ekzistuese. Erakçi gjithashtu ka paralajmëruar për largimin e Iranit nga negociatat në rast të paraqitjes së ambicieve të tepruara dhe zvarritjes së palogjikshme.