Vazhdojnë bisedimet Iran- P4+1 në Vjenë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i107522-vazhdojnë_bisedimet_iran_p4_1_në_vjenë
Bisedimet midis Iranit dhe P4 + 1 në Vjenë po ndiqen me takimet e grupeve të ekspertëve të punës në tre fushat e sanksioneve, marrëveshjeve bërthamore dhe ekzekutive.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 29, 2021 04:56 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë bisedimet Iran- P4+1 në Vjenë

Bisedimet midis Iranit dhe P4 + 1 në Vjenë po ndiqen me takimet e grupeve të ekspertëve të punës në tre fushat e sanksioneve, marrëveshjeve bërthamore dhe ekzekutive.

Dje (e mërkurë), të dy grupet kryesore të punës vazhduan të punojnë mbi sanksionet dhe grupi i punës i ekspertëve për rregullimet ekzekutive u takua për herë të parë. Dje, takime dypalëshe dhe shumëpalëshe u zhvilluan gjithashtu midis krerëve të delegacioneve të ndryshme të Iranit dhe P4 + 1. Në takimin e fundit të Komisionit të Përbashkët, i cili u mbajt të Martën, anëtarët vendosën të përshpejtojnë procesin e dialogut dhe ranë dakord mbi aktivitetet e grupeve të ekspertëve në dy fusha atë të heqjes së sanksioneve ku puna duhet të vazhdojë më intensive dhe në formë më të shpejtë. Gjithashtu u vendos që të formohej një grup i tretë ekspertësh i quajtur "Grupi i Ekspertëve Ekzekutiv të Marrëveshjeve " për të diskutuar rregullimet praktike të nevojshme për të zbatuar heqjen e sanksioneve dhe më pas kthimin e Shteteve të Bashkuara në marrëveshjen bërthamore. Në procesin e negociatave, negociatorët iranianë theksuan nevojën për të përshpejtuar negociatat dhe për të mos i stërzgjatur ato.  Sipas Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, përfaqësuesit e qeverisë amerikane nuk janë direkt ose indirekt të pranishëm në takimin e Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore dhe nuk do të negociohet me të.