Vazhdon prania diplomatike në Afganistan
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit ka njoftuar për vazhdimin e pranisë diplomatike të këtij vendi në Afganistan.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Edward Price, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, në konferencën për shtyp në Uashington, ka thënë: “Amerika do të vazhdojë forcimin e pranisë diplomatike të saj në Afganistan dhe mbështetjes ndaj programeve i cila ka prioritet gjendjen e grave në Afganistan.
Procesi i largimit të trupave ushtarake të huaja nga Afganistani do të fillojë në katër ditët e ardhshme. Joe Biden, presidenti i Amerikës, së fundi ka deklaruar se forcat ushtarake amerikane deri në fund të datës 11 mars 2021, do të largohen nga Afganistani.
Pas këtij vendimi të presidentit amerikan për largimin e trupave ushtarake amerikane nga Afganistani, NATO ka filluar largimin e forcave të saj nga bazat në Afganistan.