Moska kritikon ashpër rolin negativ të SHBA në Afganistan
(last modified Sat, 01 May 2021 07:19:32 GMT )
May 01, 2021 09:19 Europe/Tirane

Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë Nikolai Patrushev në një deklaratë të Premten tha se prania e SHBA në Afganistan vetëm sa kishte përkeqësuar tensionet në vend, ndërkohë që Uashingtoni po i bën të tjerët përgjegjës për këtë situatë.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara ishin përpjekur të përdorin Afganistanin si një bazë për të rritur ndikimin e tyre gjeopolitik në rajon, duke shtuar se situata ishte përkeqësuar gjatë pranisë së udhëhequr nga SHBA në Afganistan.   Patrushev shtoi: Qëllimet e shpallura nga Shtetet e Bashkuara për pushtimin e Afganistanit përfshinin eliminimin e terrorizmit. Por tani Afganistani është në krye të listës së vendeve të prekura nga sulmet terroriste. Sipas Sekretarit të Këshillit Rus të Sigurimit, në tre muajt e parë të vitit 2021, më shumë se 3.500 njerëz në Afganistan ranë viktima të terrorizmit, prej të cilëve me më shumë se 1.000 janë vrarë në mars.  Përveç kësaj, militantët nuk i kufizojnë aktivitetet e tyre terroriste vetëm në territorin e Afganistanit dhe kërcënojnë vendet fqinje.  Referenca e zyrtarit të lartë rus të sigurisë në rolin negativ të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre të NATO-s në Afganistan gjatë 20 viteve të fundit ka kuptim duke pasur parasysh realitetet aktuale të vendit të shkatërruar nga lufta. Megjithëse amerikanët pushtuan Afganistanin pas ngjarjeve të 11 Shtatorit 2001 si pjesë e "Luftës Botërore kundër Terrorizmit" dhe përmbysën regjimin Taliban, pavarësisht shpresave për stabilitet dhe paqe në vend gjatë dy dekadave të fundit, jo vetëm lufta në Afganistan midis Talibanëve dhe qeverisë qendrore ka vazhduar, por grupet e tjera terroriste, veçanërisht ISIS, kanë qenë aktive në vend. Në një kohë kur Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se po tërheqin trupat nga Afganistani, kjo u ka dhënë Talibanëve më shumë nxitje për të zgjeruar sulmet e tyre ndaj forcave qeveritare dhe pjesë të ndryshme të vendit, duke rezultuar në një rritje të mprehtë të numrit të viktimave civile nga sulmet e armatosura dhe bombardimet. Sipas Patrushev; Shtetet e Bashkuara po e lënë Afganistanin dhe popullin e tij në një situatë shumë të vështirë.  Nga ana tjetër, prania ushtarake amerikane në Afganistan është shoqëruar me formimin dhe zgjerimin e aktiviteteve të grupit terrorist ISIS në këtë vend.  Moska ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se grupi terrorist ISIS kërkon të zgjerojë aktivitetet e veta në Afganistan me synimin për të arritur Azinë Qendrore dhe për ta bërë rajonin të pasigurt. Zyrtarët rusë e kanë kritikuar vazhdimisht Amerikën  për armatosjen e ISIS-it në Afganistan. Sipas Moskës, amerikanët i kanë dhënë të gjitha llojet e ndihmës logjistike dhe armëve ISIS-it me bazë në Afganistan në përputhje me interesat dhe qëllimet e tyre. Shtetet e Bashkuara gjithmonë kanë kërkuar të përdorin ISIS si një mjet kundër armiqve të tyre rajonalë dhe ndërkombëtarë, përfshirë Iranin, Rusinë dhe Kinën dhe për të forcuar ISIS në Afganistan, veçanërisht në vendet fqinje të Azisë Qendrore si Taxhikistani dhe Uzbekistani, për të bërë presion mbi Rusinë, Kinën dhe vetë këto vende. "Shumica e forcave të ISIS në Afganistan nuk janë autoktone," tha Nozar Shafi'i, një ekspert i çështjeve ndërkombëtare. ISIS nuk ka shumë mbështetje në Afganistan, veçanërisht pasi baza e tyre në Siri dhe Irak është shkatërruar dhe ekziston një perceptim negativ i publikut për grupin në fjalë.  Një çështje tjetër e ngritur nga Sekretari i Këshillit Rus të Sigurisë është rekordi negativ i Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre në luftën kundër narkotikëve në Afganistan. Sipas tij, që nga fillimi i operacionit ushtarak të udhëhequr nga SH.B.A. në Afganistan në 2001, prodhimi i heroinës në këtë vend është dhjetëfishuar. Në fakt, prania e trupave amerikane dhe të NATO-s në vend nuk ka sjellë asgjë tjetër përveç vrasja e civilëve, rritja e pasigurisë dhe përhapja e terrorizmit, vazhdimi i varfërisë dhe dëmtimi i infrastrukturës dhe një rritje e konsiderueshme e prodhimit dhe trafikimit të drogës nga Afganistani.

Tags