Gjermania ndalon marshimin e Ditës së Kodsit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i107668-gjermania_ndalon_marshimin_e_ditës_së_kodsit
Pas presionit nga grupet hebre dhe sioniste, zyrtarët e Berlinit njoftuan se marshimet për "Ditën Botërore të Kods" këtë vit në kryeqytetin gjerman do të ndalohen.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 02, 2021 08:10 Europe/Tirane
  • Gjermania ndalon marshimin e Ditës së Kodsit

Pas presionit nga grupet hebre dhe sioniste, zyrtarët e Berlinit njoftuan se marshimet për "Ditën Botërore të Kods" këtë vit në kryeqytetin gjerman do të ndalohen.

Autoritetet gjermane kanë ndaluar myslimanët të mblidhen dhe të mbajnë një tubim anti-sionist në Ditën e Al-Kods, i cili mbahet çdo vit të Premten e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Sipas raportit, grupet hebreje dhe pro-sioniste janë përpjekur për vite me radhë të bëjnë presion mbi qeverinë gjermane dhe të ndikojnë në politikat e saj për të ndaluar marshimet e Ditës Botërore të Al-Kodsit në vend. Vitin e kaluar, Gjermania renditi Lëvizjen e Rezistencës Islamike (Hamas) si një grup terrorist, për shkak të lidhjeve të saj të dukshme me Hezbollahun, duke hapur rrugën për ndalimin e marshimit të Ditës së Kodsit. Sipas ligjit të qeverisë gjermane, çdo deklaratë ose veprim që synon të shkatërrojë regjimin sionist janë të paligjshme dhe të ndaluara. Me një popullsi prej më shumë se 80 milion banoësh, Gjermania ka popullsinë e dytë më të madhe myslimane në Evropën Perëndimore pas Francës. Në vitet e fundit ky vend ka parë një rritje të racizmit dhe Islamofobisë.