Sondazhi global: SHBA, kërcënim më i madh për demokracinë
(last modified Wed, 05 May 2021 18:33:04 GMT )
May 05, 2021 20:33 Europe/Tirane
  • Sondazhi global: SHBA, kërcënim më i madh për demokracinë

Uashingtoni duket se ka ende një betejë të vështirë për ta paraqitur veten si mbrojtëse të demokracisë botërore, sipas një sondazhi të ri, i cili tregoi së në të gjithë botën SHBA konsiderohet si kërcënimi më i madh ndaj verdiktit të lirë popullor, madje edhe më shumë se Rusia e Kina, shkruan The Guardian.

Sondazhi zbuloi se mbështetja për demokracinë mbetet e lartë edhe pse qytetarët e vendeve demokratike japin vlerësime më të ulëta për menaxhimin e krizës së pandemisë nga qeveritë e tyre. Pabarazia shihet si kërcënimi kryesor ndaj demokracisë globale ndërsa në SHBA, të tilla konsideroheshin kompanitë gjigande që kontrollojnë rrjetet sociale. Sondazhi i porositur nga ‘Fondacioni Aleanca e Demokracive’ solli rezultatet e ankimimit të 50,000 njerëzve nga 53 vende. Rezultatet janë një “lexim i vështirë” për ministrat e jashtëm të G7 të cilët po mbajnë ditën e fundit të konsultimeve në Londër, ku kanë pranuar kolektivisht rolin e ngritjes lart të vlerave demokratike përkundër atyre autokratike. Sondazhi u krye nga kompania ‘Latana’ nga muaji shkurt deri në prill. Interesante është se rreth gjysma e pjesëmarrësve (44%) në 53 vendet e survejuara, shqetësoheshin se SHBA kërcënon demokracinë në vendin e tyre, ndërsa për të njëjtin shqetësim, kërcënimi nga influenca kineze qëndronte nga 38%, kurse nga ajo ruse në 28%. Zbulimet mund të reflektojnë fuqinë e SHBA në tërësi, por gjithsesi tregonin se as Uashingtoni dhe as G7 nuk mund të marrin rolin e protektorëve të demokracisë në botë. Prej vitit të kaluar preceptimi i SHBA si një kërcënim për demokracitë në botë është rritur konsiderueshëm, me rritjen më të madhe të shënuar në Gjermani dhe në Kinë.

 

Tags