BE kërkon përshpejtimin e procesit të ringjalljes së marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i107984-be_kërkon_përshpejtimin_e_procesit_të_ringjalljes_së_marrëveshjes_bërthamore
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në negociatat e Vjenës për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore ka deklaruar se po ndjehet një emergjencë e prerë për t’i çuar në fund bisedimet dhe ai është i kënaqur që po vëren se edhe Irani dhe Amerika po e ndjejnë të njëjtën gjë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 08, 2021 08:52 Europe/Tirane
  • BE kërkon përshpejtimin e procesit të ringjalljes së marrëveshjes bërthamore

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në negociatat e Vjenës për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore ka deklaruar se po ndjehet një emergjencë e prerë për t’i çuar në fund bisedimet dhe ai është i kënaqur që po vëren se edhe Irani dhe Amerika po e ndjejnë të njëjtën gjë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Enrique Moora, zv/shefi i diplomacisë evropiane, ditën e shtunë ka kërkuar përshpejtimin e procesit të bisedimeve në Vjenë për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore.

Enrique Moora në një mesazh në Twitter, ka shkruar: “Ne kemi zhvilluar raundin e katërt të bisedimeve për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore. Nuk ekziston ndonjë ultimatum i prerë, mirëpo si një koordinator i bisedimeve, po e ndjej një emergjencë të prerë. Koha nuk është në favorin tonë. Jam i gëzuar që po e shikoj se të gjithë përfaqësuesit duke përfshirë edhe Iranin dhe Amerikës po deklarojnë se po ndjejnë të njëjtën gjë”.