BE kërkon përshpejtimin e procesit të ringjalljes së marrëveshjes bërthamore
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në negociatat e Vjenës për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore ka deklaruar se po ndjehet një emergjencë e prerë për t’i çuar në fund bisedimet dhe ai është i kënaqur që po vëren se edhe Irani dhe Amerika po e ndjejnë të njëjtën gjë.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Enrique Moora, zv/shefi i diplomacisë evropiane, ditën e shtunë ka kërkuar përshpejtimin e procesit të bisedimeve në Vjenë për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore.
Enrique Moora në një mesazh në Twitter, ka shkruar: “Ne kemi zhvilluar raundin e katërt të bisedimeve për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore. Nuk ekziston ndonjë ultimatum i prerë, mirëpo si një koordinator i bisedimeve, po e ndjej një emergjencë të prerë. Koha nuk është në favorin tonë. Jam i gëzuar që po e shikoj se të gjithë përfaqësuesit duke përfshirë edhe Iranin dhe Amerikës po deklarojnë se po ndjejnë të njëjtën gjë”.