Sanders kritikon shpenzimet e pazakonta ushtarake amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i108292-sanders_kritikon_shpenzimet_e_pazakonta_ushtarake_amerikane
Në një mesazh, senatori i Vermontit foli mbi shpenzimet marramendëse ushtarake amerikane dhe pretendimin e qeverisë se nuk është në gjendje të sigurojë sigurim shëndetësore për të gjithë amerikanët.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 14, 2021 14:25 Europe/Tirane
  • Sanders kritikon shpenzimet e pazakonta ushtarake amerikane

Në një mesazh, senatori i Vermontit foli mbi shpenzimet marramendëse ushtarake amerikane dhe pretendimin e qeverisë se nuk është në gjendje të sigurojë sigurim shëndetësore për të gjithë amerikanët.

"Luftërat e pafund i kanë kushtuar Shteteve të Bashkuara 6.4 trilionë dollarë. Përjashtimet nga taksat për 1 përqind të kompanive kanë kushtuar 1 trilion dollarë," shkroi ai në mesazh.  "Ne aktualisht shpenzojmë 740 miliardë dollarë në vit për ushtrinë, që është më shumë se totali i 11 vendeve pas Shteteve të Bashkuara," vazhdoi Sanders.  "Ne nuk duhet të mposhtim vetëm Trump", shkroi senatori i Vermontit në një mesazh tjetër, duke iu referuar pasurisë së madhe të Amerikës. Shtetet e Bashkuara janë vendi më i pasur në historinë e botës. Ne mund dhe duhet të sigurojmë që të gjithë njerëzit tanë të gëzojnë standardet e duhura të jetesës.  Ai theksoi: Demokracia, ekonomia dhe planeti ynë nuk do të jenë në gjendje t'i rezistojnë diktaturës Trump dhe Senatit Republikan për katër vjet të tjera.