Senatorët amerikan prezantojnë planin për ruajtjen e sanksioneve ndaj Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i108952-senatorët_amerikan_prezantojnë_planin_për_ruajtjen_e_sanksioneve_ndaj_iranit
Disa përfaqësues të Senatit të Amerikës kanë prezantuar një plan për ruajtjen e sanksioneve të Amerikës ndaj Iranit.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
May 29, 2021 08:53 Europe/Tirane
  • Senatorët amerikan prezantojnë planin për ruajtjen e sanksioneve ndaj Iranit

Disa përfaqësues të Senatit të Amerikës kanë prezantuar një plan për ruajtjen e sanksioneve të Amerikës ndaj Iranit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Jams Lenkfor, senatori republikan i Amerikës i cili ka prezantuar këtë plan, duke përsëritur akuzat e pabaza kundër Iranit, pretendoi: "Irani si mbështetësi më i madh i terrorizmit, vazhdon të konsiderohet kërcënim për Amerikën dhe aleatin tonë, Izraelit".

"Ligji për ruajtjen e sanksioneve të Iranit" e obligon qeverinë e Amerikës që të mos heqë sanksionet ndaj industrisë së naftës dhe financiare të Iranit deri në kohën kur ky vend të vazhdojë "veprimet destabilizuese".  

Më parë gjithashtu një media amerikane ka bërë të ditur programin e një grupi tjetër të anëtarëve të Senatit të Amerikës për prezantimin e një plani të ri për të krijuar pengesa ndaj kthimit të mundshëm të Amerikës në marrëveshjen bërthamore.