Trojka Evropiane: Ne po përpiqemi të ringjallim marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i109578-trojka_evropiane_ne_po_përpiqemi_të_ringjallim_marrëveshjen_bërthamore
Diplomatët nga tre vendet anëtare evropiane të marrëveshjes bërthamore lëshuan një deklaratë në takimin e Bordit të Guvernatorëve duke deklaruar se ata po punonin shumë me anëtarët e tjerë të marrëveshjes bërthamore të Iranit për të ringjallur marrëveshjen në fjalë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 10, 2021 03:31 Europe/Tirane
  • Trojka Evropiane: Ne po përpiqemi të ringjallim marrëveshjen bërthamore

Diplomatët nga tre vendet anëtare evropiane të marrëveshjes bërthamore lëshuan një deklaratë në takimin e Bordit të Guvernatorëve duke deklaruar se ata po punonin shumë me anëtarët e tjerë të marrëveshjes bërthamore të Iranit për të ringjallur marrëveshjen në fjalë.

Sipas agjencisë IRNA, tre shtetet anëtare evropiane të marrëveshjes bërthamore pas takimit të Bordit të Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), lëshuan deklarata të përbashkëta. Ata duke injoruar shkeljen e marrëveshjes bërthamore prej tyre, shprehën shqetësim për përpjekjet e Iranit për të zvogëluar detyrimet sipas marrëveshjes bërthamore. Tre vende evropiane në deklaratë kanë thënë: Ne jemi të përkushtuar ndaj Planit Gjithëpërfshirës të Veprimit të Përbashkët dhe nëse kjo marrëveshje zbatohet plotësisht, ajo është në interesin e sigurisë kolektive të të gjitha palëve. Deklarata i bëri thirrje Iranit të përdorë mundësinë diplomatike për t'u kthyer në zbatimin e plotë të marrëveshjes në mënyrë që përfitimet e saj të shfrytëzohen nga të gjithë. Diplomatë të lartë nga vendet anëtare të marrëveshjes bërthamore janë mbledhur në Vjenë që muajin e kaluar për të ringjallur marrëveshjen e dëmtuar nga Shtetet e Bashkuara gjatë presidencës së Donald Trump. Gjatë takimit të fundit të Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore në Vjenë, delegacionet shprehën kënaqësinë me progresin e bërë në ringjalljen e kësaj marrëveshjeje.