Krerët e G7 mbështesin bisedimet mbi marrëveshjen bërthamore në Vjenë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i109780-krerët_e_g7_mbështesin_bisedimet_mbi_marrëveshjen_bërthamore_në_vjenë
Udhëheqësit e G7 njoftuan mbështetjen e tyre për bisedimet mbi marrëveshjen bërthamore në Vjenë, por pa përmendur tërheqjen e SHBA nga kjo marrëveshje dhe mosangazhimin e evropianëve për zbatimin e marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 13, 2021 19:50 Europe/Tirane
  • Krerët e G7 mbështesin bisedimet mbi marrëveshjen bërthamore në Vjenë

Udhëheqësit e G7 njoftuan mbështetjen e tyre për bisedimet mbi marrëveshjen bërthamore në Vjenë, por pa përmendur tërheqjen e SHBA nga kjo marrëveshje dhe mosangazhimin e evropianëve për zbatimin e marrëveshjes bërthamore.

Sipas agjencisë IRNA, Grupi G7 publikoi ​​një deklaratë të Dielën duke mbështetur bisedimet për të ringjallur marrëveshjen bërthamore në kryeqytetin austriak Vjenë. Deklarata thekson: "Ne mbështesim negociatat thelbësore midis pjesëmarrësve në marrëveshjen bërthamore dhe veçmas me Shtetet e Bashkuara për të hapur rrugën për kthimin e Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në zbatimin e angazhimeve të tyre sipas marrëveshjes". Kanë kaluar tre vjet që kur SHBA morën një vendim të njëanshëm e të pajustifikuar për të lënë marrëveshjen bërthamore, shkelën angazhimet e tyre sipas marrëveshjes, minuan Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB që ratifikoi marrëveshjen dhe ndoqën politikën e dështuar të presionit maksimal kundër Teheranit Deri tani Shtetet e Bashkuara nuk kanë treguar vendosmëri në drejtim të heqjes së sanksioneve dhe kthimit në përputhje me marrëveshjen bërthamore të Iranit.