Prodhimi i 3 milion dozave të vaksinës iraniane Korona
(last modified Mon, 14 Jun 2021 06:56:34 GMT )
Qershor 14, 2021 08:56 Europe/Tirane
  • Prodhimi i 3 milion dozave të vaksinës iraniane Korona

Drejtori Ekzekutiv i Studimeve Klinike të Prodhimit të Vaksinave të Selisë Ekzekutive të Urdhrit të Imam Khomeinit(ra) njoftoi prodhimin e 3 milion dozave të vaksinës "Cov Iran Barakat".

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA; "Seyyed Reza Mazhari", drejtori ekzekutiv i studimeve klinike mbi vaksinën e prodhuar nga stafi ekzekutiv i Urdhrit të Imam Khomeinit, të hënën tha: Vaksinat e prodhuara po përgatiten për përdorim publik sapo licenca të lëshohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Edukimit Mjekësor të Iranit.  Mazhari theksoi: Deri në fund të muajit të ardhshëm, me fillimin e linjës së re të prodhimit, prodhimi i vaksinës së parë iraniane kundër  Korona do të arrijë në 11 milion doza në muaj.  Drejtori Ekzekutiv i Studimeve Klinike të Prodhimit të Vaksinave të Selisë Ekzekutive të Urdhrit të Imam Khomeinit(ra) tha: Kapaciteti për të përmbushur shumicën e nevojave aktuale do të sigurohet nga vaksina iraniane anti-Korona dhe posa Ministria Iraniane e Shëndetësisë të lëshojë licencën e nevojshme, vaksina e brendshme do të jetë e gatshme të injektohet tek bashkatdhetarët.  Injektimi njerëzor i fazës së parë të studimeve klinike të vaksinës së parë të koronës, bërë nga studiuesit iranianë të quajtur "Cov Iran Barakat" filloi më 29 dhjetor 2020.  Shkencëtarët dhe ekspertët iranianë kanë arritur të krijojnë disa lloje të vaksinave kundër koronavirusit, pavarësisht sanksioneve mizore dhe çnjerëzore të vendosura nga Shtëpia e Bardhë.

Tags