Rusia mirëpret krijimin e kanalit financiar për tregti me Iranin
Përfaqësuesi i Rusisë në organizatat ndërkombëtare në Vjenë ka mirëpritur krijimin e mekanizmit financiar special për lehtësimin e tregtisë me Iranin të cilin e ka kërkuar presidenti i Amerikës.
Mikhail Ulyanov, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në organizatat ndërkombëtare në Vjenë, ditën e enjte në një Twitter, duke vë në dukje deklaratat e Joe Biden në lidhje me mbështetjen e Amerikës ndaj përshpejtimit të shkëmbimeve financiare për blerjen e mallrave nga Iranit nëpërmjet mekanizmit financiar, ka shkruar: “Ne e mirëpresim këtë ngjarje. Nëse negociatat e Vjenës në lidhje me marrëveshjen bërthamore do të japin rezultat, atëherë Irani pas heqje së sanksioneve mund të shfrytëzojë burimet e veta financiare ashti siç ka dëshirë për blerjen e mallrave dhe nuk ka nevojë fare për një mekanizëm të tillë”.
Vlen të theksohet se njëkohësisht me vazhdimin e sanksioneve të paligjshme dhe çnjerëzore të Amerikës kundër popullit iranian, presidenti amerikan Joe Biden në takim me ministrin e punëve të jashtme të Zvicrës pretendoi se mbështet kanalin financiar të ndihmave humanitare ndaj Iranit! Biden këto pretendimi i ka bërë në kohën Amerika po vazhdon politikën e presionit maksimal kundër Republikës Islamike të Iranit dhe akoma nuk po vërehet kurrfarë shenje për uljen e presionit dhe heqjen e sanksioneve të paligjshme ndaj Iranit.