Mbahet takimi i Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i110086-mbahet_takimi_i_komisionit_të_përbashkët_të_marrëveshjes_bërthamore
Takimi i Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore do të mbahet sot në Vjenë për të përmbledhur konsultimet e mbajtura.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 20, 2021 03:45 Europe/Tirane
  • Mbahet takimi i Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore

Takimi i Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore do të mbahet sot në Vjenë për të përmbledhur konsultimet e mbajtura.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Radios dhe Televizionit IRIB; Takimi i Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore për të përmbledhur konsultimet e mbajtura në raundin e gjashtë të bisedimeve, do të mbahet sot e Shtunë në Vjenë në orën 14:30 (me kohën lokale) me praninë e përfaqësuesve të Iranit dhe P4 + 1 (Kina, Franca, Gjermania, Rusia, Britania) dhe pa praninë e SH.B.A.-së. Zëvendës Ministri i Jashtëm i Iranit Seyyed Abbas Eragçi do të kryesojë delegacionin iranian dhe takimi do të drejtohet nga Enrique Mora, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian. Pas takimit është planifikuar që delegacionet të kthehen në kryeqytetet për konsultime të mëtejshme. Negociatat midis anëtarëve të Komisionit të Përbashkët mbi ringjalljen e marrëveshjes bërthamore në Vjenë javën e fundit u mbajtën me praninë e SHBA në vendin e organizimit të negociatave. Shtetet e Bashkuara dhe Irani nuk kanë zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta dhe zyrtarë të qeverisë amerikane janë duke u konsultuar me përfaqësues të anëtarëve të tjerë të marrëveshjes bërthamore. Republika Islamike e Iranit ka theksuar se, duke qenë se Shtetet e Bashkuara kanë qenë një palë në marrëveshjen bërthamore, është Uashingtoni që duhet t'i kthehet marrëveshjes me heqjen e sanksioneve dhe se zbatimi i angazhimeve të SHBA duhet të verifikohet. Irani ka theksuar se nuk po ngutet që Shtetet e Bashkuara të kthehen në marrëveshje.