Disfata e Macron në zgjedhjet lokale
Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron.
Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans bashkë me kampin konservator-liberal ka marrë 28% të votave. Për liderin konservator Christian Jacob partia e kreut të shtetit pësoi “një dështim të pashembullt.” Pothuajse 46 milionë njerëz kishin të drejtën të votojnë në zgjedhjet lokale për pushtetin në rajone. Zgjedhjet u mbajtën njëkohësisht për pushtetet rajonale dhe për parlamentet vendore, që është testi i fundit në mbarë vendin para zgjedhjeve presidenciale që mbahen në pranverën e ardhshme. Fronti Nacional i Marine le Pen mbeti shumë prapa pritshmërive të saj duke marrë vetëm 19% të votave. Nëse ekstremi i djathtë do të fitonte zgjedhjet rajonale, do të kishte shkaktuar një tërmet të vërtetë në politikën franceze.