Gjermania nuk përkrah presionet e SHBA ndaj Kinës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i110206-gjermania_nuk_përkrah_presionet_e_shba_ndaj_kinës
Gjermania mund të lëvizë më pranë Kinës në vitet që vijnë, siç sugjerohet nga pasardhësi i Angela Merkel.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 22, 2021 16:27 Europe/Tirane
  • Gjermania nuk përkrah presionet e SHBA ndaj Kinës

Gjermania mund të lëvizë më pranë Kinës në vitet që vijnë, siç sugjerohet nga pasardhësi i Angela Merkel.

Armin Laschet, paralajmëroi për rreziqet e një lufte të re të ftohtë kundër Pekinit dhe mbrojti një qasje më elastike në marrëdhëniet me fuqinë aziatike që ai e sheh si një partner dhe jo një rival sistemik. "Pyetja është, nëse ne kufizojmë Kinën, a do të çojë kjo në konflikt të ri? A kemi nevojë për një rival të ri? “, pyeti ky politikan gjerman në një intervistë me median britanike Financial Times. "Dhe përgjigjja evropiane ka qenë e kujdesshme, sepse Kina është një konkurrente dhe një rivale sistematike, ajo ka një model tjetër shoqëror, por është gjithashtu një partner, veçanërisht në luftën kundër ndryshimit të klimës", shtoi ai. Ky pozicion i atij që mund të drejtojë së shpejti Gjermaninë nuk është larg interesave të kontinentit evropian, veçanërisht pasi ai është në kontrast me atë të SHBA, rivali tregtar i Kinës.