Kryeministri i Kanadasë: Ne duhet të mësojmë nga e kaluara jonë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i110310-kryeministri_i_kanadasë_ne_duhet_të_mësojmë_nga_e_kaluara_jonë
Kryeministri i Kanadasë, në përgjigje të zbulimit të një varri të ri masiv në Kanada, tha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë se ne duhet të mësojmë nga e kaluara jonë në fushën e racizmit kundër popujve indigjenë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 25, 2021 07:50 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Kanadasë: Ne duhet të mësojmë nga e kaluara jonë

Kryeministri i Kanadasë, në përgjigje të zbulimit të një varri të ri masiv në Kanada, tha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë se ne duhet të mësojmë nga e kaluara jonë në fushën e racizmit kundër popujve indigjenë.

Sipas AFP, Justin Trudeau zbulimin e varreve masive të fëmijëve në British Columbia dhe Saskatchewan e përshkroi si të turpshëm dhe një kujtesë të "racizmit sistematik, diskriminimit dhe padrejtësisë ndaj vendasve". Të enjten në mëngjes, zyrtarët lokalë kanadezë njoftuan se më shumë se 750 varre të reja ishin zbuluar gjatë gërmimeve në shkollën me konvikt Native Canadian në Kanadnë perëndimore. Kadmus Delorme, një nga udhëheqësit autoktonë të Kanadasë, thotë:  Ne më 2 qershor filluam gërmimet duke përdorur një gjurmues dhe varri i dytë masiv që u zbulua në Kanadanë perëndimore ishte muajin e kaluar. Hetimi pason zbulimin e eshtrave të 215 nxënësve në një shkollë tjetër autoktone në Camelops, British Columbia. Rreth 150,000 fëmijë indigjenë u dërguan me forcë në shkollat ​​me konvikt në të gjithë Kanadanë gjatë viteve 1990 dhe kontakti i tyre me familjet, gjuhët dhe kulturat e tyre, u ndërpre. Shumë prej tyre u keqtrajtuan dhe madje u abuzuan seksualisht. Qeveria federale kanadeze në vitin 2008 kërkoi falje për këtë sistem, por kisha katolike romake, e cila drejtonte shumicën e shkollave, nuk kërkoi falje.