Delta koronavirus do të bëhet specia më dominuese në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i110718-delta_koronavirus_do_të_bëhet_specia_më_dominuese_në_evropë
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se deri në fund të gushtit të këtij viti, virusi Delta i koronas do të bëhet mbizotërues në Kontinentin e Gjelbër.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 02, 2021 15:25 Europe/Tirane
  • Delta koronavirus do të bëhet specia më dominuese në Evropë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se deri në fund të gushtit të këtij viti, virusi Delta i koronas do të bëhet mbizotërues në Kontinentin e Gjelbër.

"Hans Kluge", shefi i sektorit Evropian të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, thotë: Infektimet me koronavirus në Evropë javën e kaluar u rritën me 10 përqind ndërsa udhëtimet, lëvizjet dhe fundi i kufizimeve sociale, u rritën.  "63% e evropianëve janë ende duke pritur për dozën e parë të vaksinës Korona," paralajmëroi Kluge. Deri në fund të gushtit, njerëzit në Evropë nuk do të vaksinohen në mënyrë adekuate. Sipas vlerësimeve nga Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, virusi shumë ngjitës delta (indian) i koronës deri në fund të Gushtit të këtij viti do të mbulojë 90% të rasteve në Bashkimin Evropian. Nga ana tjetër, drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë njoftoi se mutacioni më infektues i virusit korona i quajtur "Delta", i cili njihet të jetë shumë ngjitës, është regjistruar në të paktën 98 vende. Tedros Adnanom Gabrizes, deklaroi: Versioni delta është i rrezikshëm dhe ai do të vazhdojë të evoluojë dhe kapërcejë. Ky mutacion gjendet në të paktën 98 vende të botës dhe po përhapet me shpejtësi në vendet me mbulim të paktë  apo të shumë të vaksinimit.