Planet e SHBA për tërheqjen emergjente të diplomatëve nga Afganistani
Wall Street Journal duke pasur parasysh situatën e pasigurt të sigurisë në Afganistan, shkroi se zyrtarët amerikanë po planifikojnë një dalje emergjente për diplomatët dhe shtetasit e tjerë nga Afganistani.
Wall Street Journal shkroi se duke pasur parasysh situatën e pasigurt të sigurisë në Afganistan, zyrtarët amerikanë po planifikojnë një dalje emergjente për diplomatët dhe shtetasit e tjerë nga Afganistani. Zyrtarët amerikanë kanë shtuar përpjekjet për të hartuar një plan daljeje emergjente nga Kabuli për shkak të frikës se situata në Afganistan mund të përkeqësohet dhe pasojat e saj të mundshme mund jenë kërcënim ndaj ushtrisë së mbetur, diplomatëve dhe qytetarëve të tjerë të SHBA. Wall Street Journal raportoi se nuk ka pasur raporte të mëparshme për një evakuim në shkallë të gjerë të ambasadës amerikane dhe kjo tregon shqetësimin në rritje në lidhje me sulmin e Talibanëve dhe fitoren e këtij grupi kundrejt forcave afgane të sigurisë dhe rojeve të ambasadave amerikane në Kabul. Dalja emergjente mund të përfshijë mijëra shtetas të tjerë të SHBA në Afganistan përveç qindra pjesëtarëve të personelit të ambasadës amerikane në Kabul, shtoi botimi.